Eksperti i rrjeteve sociale, Tomi Kallanxhi ka zbuluar një ndër emrat më të kërkuar në Google ditët e fundit. Bëhet fjalë për konkurrentin e Big Brother Vip, Donald Veshaj.
Sipas ekspertit, Donaldi ka lënë pas vetes edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili renditet i dytit.
“Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi.