Orinda dhe Turi janë bërë sot prindër për herë të parë. Lajmin e dha vetë Turi me postimet në Instagram. Producenti publikoi fillimisht krevatin dhe zbuloi se ata i kanë vendosur vajzës emrin Atara. “15 korrik 2021”-shkruhet në postim.
Turi nuk duroi asnjë ditë nga lindja dhe menjëherë pas fotos ku zbulonte emrin, postoi të plotë fytyrën e vogëlushes. “Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!”, shkruan ai.
Orinda dhe Turi duket se e kanë përzgjedhur me kujdes emrin Atarës, pasi jo vetëm është shumë i veçantë, por edhe ka kuptim shumë të bukur. Në hebraisht, Atara do të thotë kurorë.
Ne i urojme jetë të gjatë dhe urime familjes Huta-Hysko.