Të dashuruar përherë me artin e kulturën, elbasanasit e kanë të vështirë të jetojnë pa to. Për këtë qytet, teatri “Skampa” ka rëndësinë e shenjtë të një objekti kulti.
Qendra e Artit ka vendosur të jetë pranë artdashësve në karantinë. Përmes rrjeteve sociale aktorët kanë përcjellë copëza për publikun e tyre. Është e vërtetë që ju ka marrë malli për karriget e kuqë të këtij teatri. Por mbani mend… në vitin 2011, ky teatër u dogj plotësisht.
Menduam që e humbën, por jo. Ai ja doli, u rindërtua më i bukur. Ndërsa sot ai është këtu në pritje që ju t’ia dilni.
Video – https://www.facebook.com/elbasanbashkia/videos/512108352827743/