Kryeministri Edi Rama në një intervistë në “Opinion” është pyetur se si mund të ndikojnë ekonomikisht sanksionet ndaj Rusisë dhe masat që janë marrë në Shqipëri.
Rama është shprehur se pak muaj më parë njoftoi krizën energjitike, dhe se Shqipria është ndër ato pak vende që nuk e ka rritur çmimin.
Ndërsa për çmimin e natës Rama tha se ka arritur në shifrat që ka qenë në 2014, teksa shtoi se nga kjo luftë nuk prekemi ushtarakisht por nga çmimet.
“Ajo që mund të them është që së pari kur unë dola para disa muajsh një periudhë shumë të madhe krize nuk parashihja luftën, por ama ishte e qartë që kishte filluar të frynte një erë e ftohtë në Evropë. Ajo që sot mund të them është që kjo qeveri po bën dicka, do përpiqemi ta mbajmë kështu sic jemi mosrritja e cmimit të energjisë gjëra që nuk i kanë bërë vendet e tjera.
Nafta sot është kthyer në pikun e vetë të viti 2014, dhe sigurisht ishte një trend i post pandemisë dhe si efekt i nevojës në rritje ka bërë edhe Shqipëri do të preket. Çmimin e energjisë nuk e kishim parashikuar, por duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë, nuk na prek ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve”, tha Rama.