Java nis me diell dhe temperatura të larta, ja sa do të jenë temperaturat në Elbasan

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim, kryesisht në mesditë në zonat malore dhe kodrinore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonat malore. Era do të jetë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8m/sek. Valëzimi i forcës në det do të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 21/35 Diell re

Kukës 18/32 Diell shi

Lezhë 21/35 Diell

Dibër 15/31 Diell shi

Durrës 22/35 Diell

Tiranë 19/34 Diell re

Elbasan 22/35 Diell shi

Berat 19/36 Diell re

Vlorë 21/34 Diell

Korçë 15/29 Diell shi

Gjirokastër 18/36 Diell re

Sarandë 19/33 Diell.