Wednesday , November 30 2022

Java Europiane/ Llatja: Rinia, brezi më afër Europës

Në kuadër të Javës së Europës, Bashkia Elbasan ka organizuar një sërë aktivitetesh, një ndër të cilat ishte edhe ajo me Këshillin Rinor Elbasan.

Në këtë takim ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, si edhe familjarë të familjeve të vjetra elbasanase, u diskutua për rëndësinë që ka bashkimi rreth vlerave e qëllimeve të përbashkëta për një kontinent e Botë më të mirë.  Gjithashtu të rinjve të Këshillit Rinor ju prezantua historia e familjes Biçaku në Elbasan,  që gjatë Luftë së Dytë Botërore u bë një strehë e sigurtë për 26 hebrenj në Elbasan. Traditë që u trashëgua dhe ditët e sotme, ku Elbasani u bë i pari qytet që hapi dyert dhe mikpriti sportistët ukrainas.

Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja vlerësoi kontributin që Këshilli Rinor, por jo vetëm, edhe shumë të rinj të Elbasanit japin në fusha të ndryshme sociale të qytetit.

 Ndërsa e vuri theksin tek Java Europiane, Llatja pohoi se “ rrugëtimi ynë drejt familjes së madhe evropiane kalon gjithmonë nga gjenerata më e re. Çdonjëri nga ne e gjen veten në Europë. Jemi në kohë të vështira, edhe pse gati pas 100 vitesh kemi një luftë tjetër në Europë, është një situatë jo e këndshme për ne, për Europën, për politikat që ajo ka. Por, nëse ne kthejmë kokën pas në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria ishte krah aleatëve, kundër luftës, pro shteteve demokratike. Ne nuk duhet të harrojmë edhe holokaustin që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, prandaj duhet të jemi të fortë, ti themi njëzëri jo luftës.Pasi ju jeni rinia, brezi më afër Europës.  Historia e Familjes Biçaku në Elbasan është shembulli më i prekshëm se si ne shqiptarët gjithmonë jemi rreshtuar në anën e së drejtës dhe historia jonë dëshmon se jemi faktor i bashkëpunimit e prosperitetit rajonal”, tha Z. Llatja. Në fund të rinjve i janë shpërndarë edhe çertifikata vlerësimi me motivacionin “ për pjesëmarrjen në aktivitetet e Javës së Europës 2022.

Advertisement