Java e Evropës, këtë vit përqendrohet në vlerat e Bashkimit Europian, kulturën, rininë, qytetarinë dhe biznesin. Kryetari i bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja në një takim me të rinjtë e Këshillit Rinor Elbasan në kuadër të ‘Javës së Europës’ kanë bashkëbiseduar për rëndësinë që ka bashkimi rreth vlerave e qëllimeve të përbashkëta për një kontinent e Botë më të mirë.
Postimi i plotë:
Rrugëtimi ynë drejt familjes së madhe evropiane kalon gjithmonë nga gjenerata më e re. ☀️
Në “Javën e Evropës” bashkëbiseduam me të rinjtë e Këshilli Rinor Elbasan për rëndësinë që ka bashkimi rreth vlerave e qëllimeve të përbashkëta për një kontinent e Botë më të mirë. ????
Historia e Familjes Biçaku është shembulli më i prekshëm se si ne shqiptarët gjithmonë jemi rreshtuar në anën e së drejtës dhe historia jonë dëshmon se jemi faktor i bashkëpunimit e prosperitetit rajonal.



