Java e Demokracisë/ Llatja: Në Norvegji prezantuam projektet dhe eksperiencën e Bashkisë

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z Gledian Llatja ka marrë pjesë në takimin e organizuar me drejtues të partive politike të Këshillit të Bashkisë Kristiansand Norvegji. Ky takim është organizuar në kuadër të eventit të organizuar për “Javën e Demokracisë” Democracy Week, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Jan Oddvar Skisland.

Qëllimi i këtij takimi ishte për të  ndarë praktikat më të mira në vullnetarizmin lokal dhe për të prezantuar prioritetet dhe eksperiencën e Bashkisë Elbasan.

“I lumtur të prezantoja praktikat e mira të Bashkisë Elbasan, përfshirjen e gjerë të qytetarëve në proceset vendimmarëse lokale përmes Buxhetimit me Pjesëmarrje dhe Këshillin Vendor të Sigurisë Publike si një model suksesi”, ka pohuar Z. Llatja.

Ky takim u organizua falë organizatës PVN Shqipëri pēr rrjetëzimin ndërmjet qyteteve shqiptare dhe norvegjeze.

Takimi i zhvillua në Bashkinë Kristiansand me Kryetarin e Bashkisë, administratën lokale së bashku me kolegët Kryetarë të Bashkive Lushnje, Berat dhe Tropojë ku u ndanë eksperiencat e secilit në kuadër të përfshirjes së programeve të vullnetarizmit dhe ku u prezantuan mundësitë dhe sfidat e Bashkive Elbasan, Berat, Tropojë, Lushnje.

Në këtë tur, kreu i Bashkisë ka zhvilluar një takim edhe me Drejtuesin e Dhomës së Tregtisë në Kristiansand, ku u diskutua rreth mundësive për rritjen e prezencës së sipërmarrësve Norvegjezë në Shqipëri, ku një rëndësi e veçantë ishin mundësitë në sektorin e turizmit.