“Jashtë bie borë”, tragjikomedia në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan

Tragjikomedia “Jashtë bie Borë”, me regji të Hervin Çulit ka ardhur këtë fundjavë premierë në teatrin “Skampa” të Elbasanit.

Një tekst i përkthyer 25 vite më parë që sjell dashurinë dhe familjen në lojën e tre vëllezërve të cilët jetojnë vetëm pasi u vdes e ëma.

Të qeshura, por edhe lot, publiku i Elbasanit e ka mirëpritur shfaqen.

Me interpretimin e Hervin Çulit, Helidon Finos, Hysen Mullajonuzit, Mario Elezit “Jashtë bie borë” elektrizoi për 2 orë publikun ndërsa dhuroi emocione pafund.

Pas premierës në Elbasan tragjikomedia “Jashtë bie borë do të udhëtojë në qytete të tjera të vendit.

Top Channel