Trejsi Sejdini e promovon veten si ‘selfmade’ që njeri që arrin vetë gjithçka në jetë. E ftuar në “Glamour zone”, ish-Miss Universe Albania, u shpreh se çdo gjë që ka arritur në jetë, e ka arritur përmes kurajos dhe egos personale.
“Jam sepse çdo gjë e kam arritur me kurajon time dhe me egon time. Edhe në rastet kur familja më ka thënë ki kujdes sepse këtu mund të mos ja dalësh, unë sërish ja kam dalë,”– u shpreh Trejsi Sejdini.
Momenti në video pas minutës së 11;00
Modelja deklaroi gjithashtu se është single. Ish-Miss Universe Albanai është shprehur e zhgënjyer për faktin se shqiptarët sipas saj s’e kanë mbështetur në garën ndërkombëtare që mori pjesë. E ftuar në “Glamour zone”, Sejdini u shpreh se shqiptarët priren të mbështesin vajzat që përfshihen në skandalë, por që hiqen si të mbyllura.