Në Elbasan ka filluar transporti në linjat, Elbasan-Belsh- Cërrik – Librazhd – Durrës -Llixha etj dhe anasjelltas, ndërsa çdo pasagjer, i cili do të duhet të përdorë transportin duhet të jetë i pajisur me maska dhe doreza në të kundërtën nuk lejohet te hyjnë. Para nisjes dhe në përfundim të punës, shoferët bëjnë edhe dezinfektimin e autobusëve.
Shoferët jashtë kamerave shprehen se nuk ka njerëz dhe se dokumentacioni i automjetit te tyre i ka shkuar kot. Sa i përket transportit publik në Elbasan, ai ende nuk ka filluar punën./REPORT.TV