M. D. është vajza që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në aksidentin në aksin Librazhd-Elbasan. Ajo u përplas nga një automjet tip “Golf” teksa po kalonte rrugën dhe gjeti vdeķjen. Mësohet që vajza ishte e shoqëruar nga familjarët e saj, por vendosi të kalojë rrugën vetëm, çka shkaktoi aksidentin tragjik.
Sipas policisë për shkak të motit të keq drejtuesi humbi kontrollin e automjetit. Ndërkohë shoferi i identifikuar si G. A.është shoqëruar për në polici.
Njoftimi i policisë:
Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./DRONI.al/