Sunday , November 27 2022

Iu hodh “Audi” në erë me tritol, pronari është nga Elbasani dhe punon si ekonomist në një kazino në Vlorë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Vlorë në lagjen “Pavarësia”, ku një makinë u hodh me tritol në erë.

Lënda eksplozive u vendos një makin tip “Audi” në pronësi të shtetasit Ermal Kasa, 31 vjeç nga Elbasani, që prej pak kohësh jetonte në Vlorë.

Mësohet se eksplozivi në makinën e 31-vjeçarit është vënë nga dy persona të maskuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të punës së 31-vjeçarit, i cili punon si ekonomist në një kazino në Vlorë.

 “Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetn tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Advertisement