Një ngarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Zavalinë të Elbasanit. Sipas njoftimit të policisë një grua 54 vjeçare është gjendur e pa jetë në pyll. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që prej ditës së djeshme pasi ishte denoncuar nga nipi i saj se ajo ishte larguar nga banesa.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak. Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.