Ish- e dashura e Romeos flet për trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora

Ish- e dashura e Romao Veshajt, Aleksia, së fundmi ka komentuar rreth lidhjes së Donaldit me Beatrix.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo është pyetur po ashtu se cili është personazhi më i preferuar në Big Brother Vip.

Pa u menduar dy herë, bukuroshja padyshim që zgjodhi Donladin.

Ndërkohë për raportin mes “Bora-Donald-Beatrix”, ajo ka shprehur qëndrimin e saj.

“Shiko, në radhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marr në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme; vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, ajo dhe Romeo thuhet të jenë ndarë, pasi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjete sociale./SHQIP.com