Në lagjen ” 5 Maji” në rrugët ” Ali Gace” dhe “Josif Papajani”, po përfundojnë investimet për kanalizimet nëntokësore. Ndërrmarja e Ujësjellës Kanalizimeve me mjetet e reja ka thuajse një javë që ka nisur punimet të cilat janë inspektuar nga Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i cili pasi ka marrë falenderimet për punën rekord që është bërë në këto dy lagje, premtoi këta të fundit se “Bashkia e Elbasanit do të vazhdojë punën edhe në këtë stinë vere, pasi ne jemi për qytetarët tanë, për punë dhe jo llafe. Investimi konsiston në shtrirjen e tubave të kanalizimeve të ujrave të zeza si edhe vendosjes së pusetave.
Sipas kryebashkiakut Llatja “aktualisht i vetmi problem që Bashkia ka është urbanizimi i zonave informale. Lagja ” 5 Maji” e krijuar pas viteve 1990 ka problematika të theksuara në infrastrukturë pa kanalizime të ujrave të zeza. Deri tani 200 familje në këtë zonë ishin me gropa skeptike. Para disa kohësh ne investuam në pjesën e parë të zonës, ndërsa sot po përfundojmë të gjithë aksin për ti ardhur në ndihmë 200 banesave të cilat deri dje jetonin me problematika të thkesuara jo vetëm të kanalizimeve të ujrave të zeza, por edhe ujit të pijshëm, duke e kthyer infrastrukturën e kesaj lagjeje në gjendje normale’.
Llatja premtoi se pas këtij investimi të rëndësishëm, Bashkia do të nisë me shtrimin me asfalt. ” Kemi nisur një aksion në të gjithë Elbasanin për rehabilitimin e sistemit të kanalizimeve të ujrave të zeza në zonat informale sidomos atyre rreth qytetit. Eshtë një aksion që ka nisur me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve, por dhe ne si Bashki i kemi shumë sensitive zonat informale. Pas kësaj lagjeje do të vijojmë edhe në lagje të tjera”. Aurel Kaja drejtor i UKE e vuri theksin tek gadishmeria që ky institicion tregon për banorët, si edhe flotën e re të mjeteve që kjo drejtori tashmë e ka.