Policia e Elbasanit ka bastisur disa ditë më parë me urdhër të SPAK zyrat e firmës “Vëllezërit Hysa” e cila merret me ndërtimin e rrugëve. Një burim zyrtar i tha ABC se kontrolli është bërë me kërkesë të SPAK, për shkak të një hetimi që ka nisur në lidhje me këtë firmë.
Firma “Vëllezërit Hysa” ka qenë edhe me parë e hetuar për disa vepra madhore që janë kryer në territorin e Shqipërisë, madje administratori i kësaj firme ka qenë edhe i arrestuar në fillim të vitit 2018 për abuzimet e asaj kohe në lidhje me investimin e kryer Elbasan-Gjinar.
Prokuroria e Elbasanit atëherë zbuloi se kompania nuk kishin kryer punime në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”, për të cilën ishte angazhuar si nënkontraktor. Po i njëjti burim tha se nga zyrat e kësaj kompanie janë sekuestruar një numër i madh dokumentacioni qe ka të bëjë kryesisht me investime që arrin miliona euro. /abcnews.al