Dy vitet e fundit nuk kanë qenë të mbara për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi. Futbollisti aktualisht është huazuar te PSG-ja, por parisienët nuk janë të bindur se ai mund të bëjë punë në ekip. Në Francë shkruajnë se argjentinasi tani duhet të gjejë një tjetër skuadër. Kjo sepse edhe klubi zikaltër nuk e ka në planet e veta.
Mauro Ikardi u largua nga Interi në merkaton e verës, për të kaluar te PSG-ja në formën e huazimit, me francezët që kanë edhe të drejtën e blerjes. Te PSG-ja mund ta blejnë vetëm për ta shitur më shtrenjtë pastaj. Megjithatë sipas lajmeve të fundit për sulmuesin interesohet Atletiko Madridi, me trajnerin Simeone që e pëlqen shumë dhe do e dëshironte në ekipin e tij.
Prej kohësh interes për futbollistin ka shfaqur edhe Juventusi, të cilët tashmë duhet të përballen me konkurrencën e ekipit spanjoll.