Nuk ka pushime për Enea Jorgjin. Gjyqtari shqiptarë i është besuar Enea Jorgji do të ketë një tjetër ndeshje, ku skuadrat janë edhe më të rëndësishme.
Gjyqtarit ndërkombëtar i është caktuar sfida e Ligës së Kampionëve për të rinj, “UEFA Youth League” mes Interit dhe Barcelonës.
Në sfidën e datës 10 dhjetor, ndërkombëtari shqiptar pritet që të ketë si asistentë Denis Rexhën dhe Dojando Myftarin. Kjo sfidë, vjen në vigjilje të përballjes së fundit në Ligën e Kampionëve edhe për skuadrat A, teksa gjyqtarët shqiptarë do të kenë gjithashtu ftesën që të ndjekin në “San Siro” përballjen mes zikaltërve dhe katalanasve, tashmë të kualifikuar.
ElbasaniNews.Al
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.