Kompania mëmë e Facebook Meta Platforms Inc ka deklaruar se së shpejti do të shtojë disa shërbime në Facebook, Instagram dhe Whatsapp për përdoruesit që janë të gatshëm të paguajnë për to.
Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë, pasi kompania u dërgoi punonjësve të saj një memo të brendshme ku tregohej më tepër mbi atë çfarë synohej.
Kujtojmë këtu që dhe dy platforma të tjera, Snapchat dhe Twitter ofrojnë tashmë disa shërbime dhe specifika me pagesë për përdoruesit e tyre. Këtu përfshihen abonime mujore që ofrojnë eksluzivitete dhe shërbime shtesë për të abonuarit.
Media Bussines Today shkruan se kompania Meta i merr të ardhurat kryesisht nga reklamat në Facebook dhe Instagram.
Por pas goditjes prej rënies së tyre, duket se ajo po sheh një tjetër alternativë të ardhurash.