Infermierja nga Elbasani publikoi videon e embrionit, reagon Drejtori i Spitalit

Një infermiere nga Elbasani ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok një video të rëndë, e cila ka mjaftuar vetëm pak momente dhe është bërë virale në rrjet.

E reja e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar pamje nga salla e lindjes, dhe ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.

Në lidhje me videon, e cila para se të fshihej nga e reja mori shumë kritika në rrjet, ka reaguar për Fax News drejtori i qendrës spitalore Elbasan Agron Gaxho.

Ai i konsideroi pamjet e publikuara vërtet skandaloze dhe të rënda por është shprehur se përveç fotove të të resë pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit.

“Janë pamje vërtetë të rënda dhe skandaloze. Fatmirësisht nuk është punonjëse te ne, por studente në vitin e parë për infermjeri. Pas analizës së pamjeve rezulton se vec fotove të të resë që janë bërë në institucionin shëndetësor në Elbasan pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit. As salla e operacioneve dhe ambjentet e tjera nuk përshtaten me tonat, vecanërisht pamjet ku ekspozohet embrioni. Është detyrë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të marrë masa”-përfundon Z. Gaxho.