Infermierja infektohet me Covid-19 pasi merr dozën e parë të vaksines, si e shpjegon mjeku rastin e saj

Historia e një infermiereje që rezultoi pozitive me koronavirus pasi u vaksinua i ka shokuar të gjithë. Matthew W., një infermiere 45-vjeçare që shërben në një spital të San Diegos, mori dozën e vaksinës së Pfizer me 18 Dhjetor dhe tha se i vetmi efekt anësor që ka përjetuar është dhimbja e krahut.

Gjatë ditë më vonë, sapo mbaroi turnin e saj në spital, Matthew përjetoi ethe, dhimbje dhe këputje trupi. Ajo bëri tamponin dhe rezultoi se ishte infektuar me koronavirus. Mjeku i sëmundjeve infektive në San Diego, Christian Ramers foli për KGTV dhe tha se ky rast është i pazakontë.

Kjo tregon se pacientët nuk kanë mbrojtje nga koronavirusi menjëherë pas vaksinës, ndaj është e rëndësishme që të vijojnë të zbatojnë masat anti Covid si mbajtja e maskës, larja e shpeshtë e duarve si dhe distancimi social. “Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës se duhen rreth 10 deri në 14 ditë për të zhvilluar mbrojtje nga koronavirusi pasi merr dozën e vaksinës”, tha Ramers.

Pasi të kalojnë 10 deri në 14 ditë, pacientëve i duhet një dozë e dytë e vaksinës për mbrojtje të plotë nga Covid-19. “Doza e parë mund t’ju mbrojë rreth 50%, ndaj ju duhet një dozë e dytë për tu mbrojtur 95% nga Covid-19”, shtoi Ramers.

Top Channel