Infektohet nga Koronavirus drejtoresha e kopshtit në Elbasan, karantinohet stafi

Një nga të infektuarit ditën e sotme në qytetin e Elbasanit mësohet se është drejtoresha e kopshtit nr. 13 në këtë qytet. Mësohet se gjithë stafi i këtij kopshti është karantinuar deri në marrjen e tamponëve. Nuk dihet ende se si është infektuar ajo. Ky kopsht ka rreth 100 fëmijë dhe një staf prej 11 edukatoresh, ndërsa ndodhet ngjitur me një çerdhe dhe shkollën e muzikës në qendër të qytetit.

Askush nga stafi nuk ka shfaqur simptoma dhe mësohet se drejtoresha e kopshtit nuk ka frekuentuar ambientet e kopshtit prej disa ditësh. Qyteti i Elbasanit që prej fillimit të epidemisë ka ka aktualisht 232 raste aktive, ndërsa 21 persona kanë humbur jetën. Ministria e shëndetësisë raportoi gjatë ditës së sotme, se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 raste positive nw Elbasan.