Konfirmohet pozitive për Covid -19 një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” dhe një edukatore në kopshtin e lagjes “Shën Koll” në qytetin e Elbasanit. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për Abcnews.al, mësohet se shkolla 9-vjeçare vijon mësimin ndërsa kopshti është mbyllur. Qyteti i Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit, ka regjistruar 11 raste me koronavirus.
Dje u regjistruan shifra rekord të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në vendin tonë. Sipas autoriteteve, nga 1472 tamponë të ekzaminuar, 327 janë personat e infektuar nga COVID-19, ndërkohë që janë shtuar edhe viĸtimat, që janë 9, duke shënuar kështu një rekord ditën e djeshme. Ndërkohë në qytetin e Elbasanit është regjistruar një humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.