Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe Kryetari i qarkut Elbasan Bukurosh Stafa ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Mësohet se është karantinuar një pjesë e stafit të tij deri në marrjen e tamponit ndërsa gjendja shëndetësore e tij paraqitet e mire Momentalisht Stafa është karantinuar në banesën e tij dhe po ndjek këshillat mjekësore.
Ndërkohë edhe ditën e sotme janë shënuar shifra të larta të infektuarish me Covid Elbasan.
Gjatë orëve të fundit, 21 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus, mes tyre edhe dy mësuese, duke e çuar në 236 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qark. Mes të infektuarve është edhe një punonjëse e Këshillit të Qarkut Elbasan.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani si pasojë e Covid kanë humbur jetën 416 persona.