Kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Salla, ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se është infektuar nga Covid-19, dhe për këtë shkak është vetëizoluar në banesë. Ai shprehet se falë kujdesit mjekësor tashmë është duke e kaluar lehtë këtë situatë mjekësore, ndërkohë që përveç thirrjeve të zakonshme për mbajtjen e maskës, socialisti fton qytetarët dhe që të vaksinohen, në një kohë kur kjo e fundit nuk ka mbërritur ende në Shqipëri.
“Të nderuar banorë të Bashkisë Cërrik! Të dashur miq, të gjithë bashkë tashmë jemi duke jetuar ditë të pazakonta sociale e shëndetësore. Prej disa ditësh tashmë edhe unë ndodhem i vetë-karantinuar si pasojë e prekjes nga COVID-19. Falë zotit dhe falë kujdesit mjekësor, jam duke e kaluar lehtë këtë sfidë shëndetësore.
Duke uruar në mirëkuptimin tuaj , do ju lutesha të respektojmë protokollet e sigurisë, VendosMaskën, RuajDistancën, ShmangGrumbullimet , KujdesuPërVeten, Vaksinohu. Bashkë do ja dalim, duhet vetëm durim dhe kujdes”, shkruan Salla në potimin e tij në rrjetet sociale.