Infektohet me koronavirus kreu i Policisë Rrugore në Elbasan

Ditën e sotme  në Elbasan ka shkuar 13 të sëmurë aktivë me koronavirus sipas ISHP-së, ndërsa situata duket se është rënduar në të gjithë vendin. Mësohet se është konstatuar pozitiv edhe kreu i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. ISHP është duke hetuar se si është infektuar kryepolici rrugor i Elbasanit.

Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar. Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.