Prej 11 ditësh aktivisti i shoqërisë civile dhe gazetari i njohur Alban Shingjergji është infektuar me covid19. Në një rrëfim ekskluziv për Elbasani Plus Albani tregon eksperiencën e tij me këtë virus të pabesë, siç e quan ai. Madje ai na ka treguar edhe për ilaçin i cili i përkeqësoi edhe më tej simptomat e virusit.
Shenjat e para i ndjeva përpara 11 ditësh, – fillon rrëfimin e tij aktivisti – në fillim pata thjeshtë një grricje në fyt, më pas në ditën e dytë përjetova një këputje trupore. Kjo e fundit më bëri të dyshoj se tashmë isha infektuar me covid dhe vendosa të mas temperaturën. Termometri më tregoi 37.5 dhe kjo ishte shenja finale që më bindi që isha i infektuar.
Fillimisht mora takipirinë me qëllim që të ulja temperaturën por kjo nuk dha asnjë efekt. Më pas zgjodha të marr ibubrofen, i cili fillimisht ma uli temperaturën, por pas 1 ore gjendja ime u përkeqësua. Pas kësaj u detyrova të konsultohesha me doktoreshë Fatbardha Ipeku, e cila me udhëzimet e saj bëri që sot të ndihem më mirë dhe mendoj se tashmë e kam fituar betejën me këtë virus.
Gjithashtu Alban Shingjerigji i bën një thirrje të gjithve; Virusin mos e merrni si nje shaka, thotë ai -kalova vertetë ditë të vështira. Ďhimbje të trupit të papërshkrueshme, temperaturë që nuk ulej dhe nuk kisha fuqi të ngrihesha prej krevatit me ditë të tera.
Ajo çka dua të theksoj – mbyll rrëfimin gazetari i njohur – është se nuk duhet të përdorni ibubrofen kur jeni me COVID, pasi nga eksperienca ime, ai shkaktoi një efekt përkeqësues në trupin tim, ku përveç përkeqësimit të simptomave më shkaktoi edhe daljen e disa njollave në trup.