Infektohet me Covid-19 mësuesja e një gjimnazi në Elbasan.

Përditësimi i situatës së COVID 19 shënoi ditën më të zezë për vendin tonë. 5 persona e humbën betejën me koronavirusin e ri dhe 104 persona të tjerë dolën pozitivë. Gjithashtu ditën e sotme një 50-vjeçare në qytetin e Elbasanit ka rezultuar me COVID-19. Burime për “ABC Neës” bëjnë me dije se 50-vjeçarja është mësuese në Gjimnazin e “Gjuhëve të Huaja”. Po ashtu mësohet se bashkëshorti i saj ka rezultuar negativ pasi ka bërë tamponin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos. Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit  85 qytetarë janë shëruar.