Infektohen me Covid-19 dy punonjës policie dhe një mësues në Elbasan

Shtohen infektimet me COVID- 19 në radhët e uniformave blu në drejtorinë e policisë Elbasan. Rezultojnë të prekur edhe dy punonjës, një Specialist kṙimesh dhe një oficer i komisariatit të policisë Elbasan. Me dy të infektuarit shkon në katër numri i uniformave blu në drejtorinë e policisë Elbasan që janë aktiv me COVID- 19. Ndërkoh pozitiv me COVID- 19 rezulton dhe një mesues në shkollën jopublike “Imelda Lamberdini”.

Numri i mësuesve që janë aktiv me COVID- 19 në sistemin arsimor në rrethin e Elbasanit shkon në 26./ABC.news