Ikën i nxehti afrikan, javën që vjen përgatituni për shira të rrëmbyeshëm dhe breshër

Temperaturat do të ulen ndjeshëm, pas të nxehtit përvëlues. Moti pas fundjavës pritet të shoqërohet edhe me rrebeshe shiu dhe me breshër, në vende të ndryshme të Europës. I nxehti afrikan që solli temperatura rekord në kontinent gjatë dy ditët e fundit, po largohet. Pas fundjavës një valë Atlantike raportohet se po i afrohet Mesdheut.

 Kjo valë është shumë pranë zonave në Piedmont, Lombardi, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia, dhe do të sjellë vranësira dhe breshër, për Italinë si dhe vendet rreth Adriatikut, përfshirë edhe vendin tonë dhe thuajse tërë Ballkanin.

Termometri do të ulet të paktën 10 gradë.

/NOA.al