Ide brilante; Kjo nismë e këtyre të rinjëve elbasanas është për t’u marrë shembull nga të gjithë (Foto)

Një grup i vogël qytetarësh të Elbasanit kanë vendosur të bëjnë ndryshimin e madh. Ata janë organizuar që në prag të sezonit të pastrojnë zonat turistike në qarkun e Elbasanit. Edhe pse një grup i vogël ata e nisën iniciativën në Funar, Krastë dhe tashmë janë në zonën turistike të Treganit.

Por pastrimi i ambientit mbetet detyrë e çdo qytetari ndaj dhe të rritur e fëmije kanë përcjellë mesazhet e tyre kundër ndotjes jo vetëm të zonave turistike, por të të çdo cepi të vendit. Por vetëm një lule nuk e sjell pranverën dhe të tilla iniciativa duhet të shndërrohen në kulturë dhe ndërgjegje qytetare, pa përjashtuar edhe garantimin e infrastrukturës së nevojshme për një mjedis të pastër.

Top Channel