Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se si paraqitet gjendja shëndetësore e Drini Dobi i cili është transportuar në një spital në Itali. Ai u transportua për në Itali pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua si pasojë e koronavirusit. Nga ana e saj, Manastirliu shprehet se qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drinit, ndërsa thekson se gjendja e mjekut të njohur paraqitet e komplikuar.
“Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luftën kundër sëmundjes. Doktor Drini lùftoi me Covid-in dhe lùfta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme. Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimin e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini” shkruan ministrja.