Zjarri është vendosur nga një 32-vjeçar në sallën 60. Sipas burimeve, dyshohet se ai ka qenë i dehur, ndërsa kishte probleme me depresionin.
Më tej mësohet se ai sapo ishte kthyer nga Franca dhe nuk ka pasur probleme me policinë. 32-vjeçari, nga fshati Mollas ka spërkatur fillimisht me benzinë vendin dhe i ka vënë zjarrin.
Ai është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje, teksa më pas është shoqëruar për ndihmë mjekësore pasi ka marrë disa plagë.
Detaje të reja priten në vijim.