Monday , February 6 2023

I riu humbi jetën duke kaluar rrugën në Elbasan, aksidenti i përsëritur në unazën e qytetit

Një djalë 20-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e së hënës në një aksident teksa tentoi të kaloje aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Kjo dalje këmbësorësh e cila lidh lagjen e Krastës me pjesën tjetër të qytetit në mes të rrugës nacionale është kthyer në një burim aksidentesh të rrezikshme.

Për banoret zgjidhja është emergjente. Rreth një vit më parë një vajze humbi jetën në këtë vend dhe shkak ishte sërish kjo dalje e parregullt.

Për shkak të rrezikshmërisë dalja për mjetet u bllokua, por kjo nuk pengoi këmbësorët.

Edhe pse u vendosën vijat e bardha të këmbësoreve dhe ndriçimi përsëri kjo dalje e parregullt mbetet e rrezikshme sidomos gjatë natës.

Top Channel

Advertisement