I nxehti afrikan; Elbasani shënoi sot temperaturën më të lartë në Shqipëri, ja sa grade

Ditët e fundit në Shqipëri kanë hyrë masa të nxehta ajrore. Për pasojë vlera më e lartë e termometrit sot është shënuar në Elbasan, 39 gradë celcius.Sipas asaj që raporton Shërbimi Meteorologjik, këto masa ajrore do të vijojnë të qarkullojnë në vend edhe gjatë ditës së enjte. Në të gjithë vendin, do të mbiotërojnë orët me diell. Era do të fryjë juglindje-veriperëndim e lehtë duke u pasuar nga valëzim i ulët në dete.

Temperaturat parashikohen:

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 19°C deri në 34°C

zonat e ulëta 21°C deri në 39°C

zonat bregdetare 24°C deri në 37°C