“I kemi dhënë fund martesës”/ Marrin fund thashethemet, Blero konfirmon ndarjen nga Afrona. Arsyeja (Foto)

Kohët e fundit është përfolur se këngëtari i njohur Blero i ka dhënë fund martesës me Afronën, por asnjë prej tyre nuk e kishte pranuar këtë gjë.

Vetë këngëtari së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka konfirmuar ndarjen dhe tregon se janë ndarë që në muajin Maj. Përsa i përket arsyeve të ndarjes, Blero ka vendosur mos tregojë asnjë gjë, duke shprehur se gjithçka është personale dhe kërkon që kjo gjë të mos diskutohet më.

 “Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në Maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës.

Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të.

Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, ka shkruar Blero. /tvklan.al