I dogjën studimet për Gazetari në Elbasan, “Stop” e regjistron në Tiranë

Më 18 Nëntor emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi ankesën e studentes Fatma Banka. Ajo u shpall fituese në Gazetari në Elbasan, por në datë 17 Tetor kur filloi viti shkollor i thane se nuk plotësohej grupi prej 8 vetash, për të hapur degën, duke i ofruar studime në “Gjuhë Letërsi” ose “Histori Gjeografi”. Fatma rrezikoi vitin shkollor sepse nuk donte degë tjetër përveç Gazetarisë.

18 NËNTOR 2022

Denoncuesja: Jam Fatma Banka nga Elbasani, ëndërroj Gazetarinë. Rezultova fituese nga aplikimi. U regjistrova në raundin e parë në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Që në ditën e parë që kam vënë këmbët në universitet, më 17 Tetor, Ardian Lame më thotë: Ti do të studiosh Gjuhë-Letërsi ose Histori-Gjeografi sepse nuk formohet grupi prej 8 vetash në Gazetari. Isha vetëm unë e regjistruar dhe marr vesh për herë të parë që isha vetëm unë e regjistruar.

Gazetarja: Pse vdiq, Gazetaria këtu në Elbasan?

Denoncuesja: Nuk i dija këto rregulla.

Gazetarja: Pse s’më the të kisha marrë një tufë me lule? Pse ka ndodhur kjo? Mos janë trembur nga pedagogët e Gazetarisë këtu në Elbasan dhe ja kanë futur vrapit e kanë ikur në Tiranë?

Denoncuesja: Dhe ëndrra ime për Gazetari nuk po plotësohej, u pre në mes (qan).

Gazetarja: Çfarë do ti?

Denoncuesja: Dua Gazetarinë, dua transferimin, në Tiranë ka vende plot dhe këtë po e bëjnë të pamundur, po më lënë pa një vit shkollor.  Më tha dekani që nga 13-14 duhet të të kishim lajmëruar, por lëre  tani se i kujt është faji, ti do të bësh kështu, ose do të studiosh në këto degë që ka universiteti, ose viti yt humbet. Më ktheu gjithë fytyrën duke ikur , ndërkohë unë me mamin shtanga. Kam 1 muaj që nuk pushoj. Iki në Tiranë tek Ministria e Arsimit, i kam shkruar Evis Kushit dhe me postë nga Elbasani. Më erdhi vetëm një përgjigje nga Ministria e Arsimit që thotë: të interesohet e interesuara për arsyet konkrete të mosaktivizimit të këtij programi studimi si dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Gazetarja: Ti a je sqaruar nga universiteti?

Denoncuesja: Jo. Kam zgjedhur t’i kërkoj Aleksandër Xhuvanit: Të lutem më bëj transferimin në Tiranë për Gazetari. Nuk dua të studioj gjuhë tjetër. Ju lutem Stopi të më ndihmoni. Dua transferimin për Gazetari ose të më thonin që në fillim.