Sharon Stone ka tronditur ndjekësit pasi zbuloi se është diagnostikuar me tumor. Aktorja e famshme tregoi se kishte pasur probleme shëndetësore por i dhanë një diagnozë të gabuar dhe iu nënshtrua operacioneve.“Mora diagnozë të gabuar dhe iu nënshtrova një operacioni të gabuar”, ka shkruar Stone.
Ajo shpjegoi se si e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Pas operacionit të parë, gjërat nuk po përmirësoheshin. Përkundrazi, ajo shpjegoi atë që kishte bërë.
“Ndërsa dhimbja u përkeqësua, unë shkova për një konsultë të dytë n% një tjetër mjek”, tregoi aktorja, duke shtuar “kam një tumor të madh fibroid që duhet hequr”.
“Gratë në veçanti: mos jini të pasigurta, merrni një mendim të dytë. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën,” tha ajo.Sharon Stone se nuk do jetë aktive për rreth një muaj e gjysmë: “Do të jem joaktive për 4 deri në 6 javë që të shërohem plotësisht”.
Së fundi, aktorja ka treguar se mbetet e fortë: “Faleminderit për vëmendjen. Gjithçka në rregull”, shoqëruar me një emoji të një krahu muskuloz.