Një person është vënë në prangat e policisë, pasi mes ushqimeve tentonte që ti fuste heroinë vëllait i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit.
Gjatë së martës u bë arrestimi i një 38 vjeçari, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në dhomën e pritjes dhe takimit me të paraburgosurit pranë
Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e ushqimeve të cilat do ja dërgonte vëllait të tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2.3 gramë lëndë narkotike e dyshuar të llojit heroinë.
Kjo bëri që 38-vjeçari të arrestohet i akuzuar për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “ Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
Nje koment
Pingback: 3photoshop