I dërgoi letër, ndjekësit “shpërthejnë” me ofendime ndaj nënës së Beatrixit/Komente shumë të rënda

Pas gjithë situatës që është krijuar në ‘Big Brother Vip’ Antigona Ramosaj, nënë e Beatrixit i ka dërguar një letër mbështetëse asaj. Ajo ka thënë se është gjithmonë në krahë të bijës së saj dhe pret që ajo të vazhdojë raportin me Donaldin vetëm pasi që ai të thotë se ka lënë mbrapa të kaluarën e tij 100 për qind.

Megjithatë, kjo gjë siç duket nuk ka ndikuar aspak në frenimin e mllefit të publikut ndaj saj dhe Beatrix, madje disa prej tyre janë shprehur se e urrejnë gjithë familjen e tyre.

Në disa postime të nënës së Beatrix, shumica e komenteve janë negative dhe shqetësuese duke mos kursyer ofendime dhe sharjet e shumta drejt saj.

“Turp për gocën tende, e di që nuk ta ndien farë se ashtu je edhe ti”, “Çfarë vajzë të poshtër paske pasur more idiote, turp të ju vie familje e degjeneruar…”, Yee edukatën që i paske dhënë gocës tende”, ishin vetëm disa nga komentet që janë drejtuar në llogari të nënës së Betarixit./SHQIP