Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasi, L. P., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas në lagjen “Luigj Gurakuqi” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.