Një ngjarje e rëndë është regjistrua ditën e sotme në lagjen “Dyli Haxhire” të qytetit të Elbasanit. Sipas njoftimit të policisë, një 65-vjeçar ka humbur jetën pranë banesës së tij. Me të marrë njoftimin grupi hetimor ka shkuar në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë.
Më datë 03.02.2022, rreth orës 11:50, në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan, ka gjetur vďekjen pranë banesës së tij, shtetasi Xh. B., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.