Humb jetën nga koronavirusi një tjetër mjek në Elbasan (EMRI)

Ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit edhe një mjek tjetër. Bëhet fjalë për mjekun Ferdinand Shkrepa 68 vjeç nga Elbasani, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë. 68 vjeçari kishte një javë që ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, por që nuk ka mundur që të fitojë këtë betejë.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë kanë humbur jetën 18 persona duke e çuar në 771 numrin e përgjithshëm të viktimave me Covid në vendin tonë.