Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë në në fshatin Sterbeg të Kavajës, pasi është asfiksuar duke tentuar të shuajë zjarrin në tokën e tij. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në tokën e viĸtimës Ruç Peza, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel