Hudhër dhe limon për të humbur peshë në mënyrë “të çmendur”

Hudhra është e njohur për trajtimin e hipertensionit, diabetit dhe për sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. Hulumtuesit e Institutit Weizman kanë zbuluar se hudhra është një përbërës ideal për metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Ajo përmirson tretjen dhe nxit sekretimin e lëngjeve të stomakut. Hudhra përmban allicin i cili është përgjegjës për rregullimin e niveleve të gjakut, ndërsa efekti termogjenik i saj ndihmon në djegien e dhjamit. Është vërtetuar se është më mirë të hani hudhra të papërpunuara, sepse ato të gatuarat reduktojnë sasinë e alicinit.

Përbërësit:

3thelpinj hudhër,
1 limon (lëngun),
1 gotë ujë.

Përgatitja:
Shtrydhni limonin dhe hidheni lëngun e tij në një gotë me ujë. Grijini hudhrat imët dhe shtojini në gotën me ujë dhe lëng limoni. Mund ta pini këtë përzierje çdo mëngjes me stomakun bosh. Rekomandohet që ky trajtim të ndiqet për rreth 2 javë në mënyrë që të japë rezultatet e dëshiruara.