FOTO ARKIVA

Hodhën p¡stoletën dhe dëmtuan makinën e policisë në ndjekje, aŕrestohet një 31-vjeçar në Elbasan.

Një aksion i vërtetë policor ka ndodhur mbrëmë vonë në Elbasan ku policia është vënë në ndjekje të një makine në të cilin ndodhej drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët fillimisht nuk u janë përgjigjur urdhrit të policëve për të ndaluar. Më konkretisht në lagjen “28  Nëntori”, Elbasan, forcat ‘Shqiponja’, janë vënë në ndjekje të mjetit tip ‘Fiat’, pasi nuk ka ndaluar për t’iu nënshtruar kontrollit.

Gjatë ndjekjes së dy personave, drejtuesit të makinës E.K dhe pasagjerit J Xh, këta të fundit kanë hedhur një send të forte, duke dëmtuar makinën e policisë. Më tej është hedhur nga dritarja edhe një aŕmë tip p¡stoletë, e cila është marrë në cilësinë e provës materiale, por edhe një krëhër me 7 f¡shekë. Si rrjedhojë e aksionit të policisë është bërë i mundur aŕrestimi i 31-vjeçarit J. Xh, ndërsa në kërkim është drejtuesi i mjetit E.K.