Në fshatin Zapod të Kukësit ndodhet shtëpia ku u lind dhe u rrit deri në moshën 6 vjeçare Bleona Mataj. Historia e saj është e njohur gjerësisht në Shqipëri. Për shumë vite, dera e dhomes se saj ka qëndruar e mbyllur. Askush nuk ka dëshirë që të hyj aty, pasi ajo mbart ꓒhimbjen e humbjes së një fëmije.
Tashmë dhoma është mbuluar nga pluhuri dhe aty nuk dëgjohen më zërat e gëzueshem të Bleonës dhe vëllait të saj. Kujtimet e pakta që kanë mbetur në këtë dhomë nga vajza e vogël, është fustan dhe kjo fotografi. “Ka mbetur vetëm ky fustani i Bleonës, rroba e tjera i kam shpërndarë edhe niprave të tjerë sepse sa herë vij këtu bëhem me lotë më tepër”, tregon gjyshi i Bleona Matës.
Ndërsa sipas nënës së Bleonës, shkaktari kryesor i humbjes së vajës është kushurira nga ana e babait të Bleonës. Nëna tregon se Qamilja e ka marrë vajzën nga vendi ku po luante përballë dyqanit të lagjes. Një vend i sigurt për fëmijët që banonin në atë zonë. Fillimisht Bleona nuk ka dashur të shkojë me Qamilen por ajo ka ngulur këmbë duke i mbushur mendjen me fjalë të mira.
Përveç kësaj, Qamilja pasi e ka dërguar në pyll e ka lënë vetëm me preteksin se do mblidhte lopët. Ky ka qenë edhe momenti që Bleona është zhdukur.
Gjithashtu detaji që nuk është thënë asnjëherë më parë është se sipas nënës së Bleonës në një kavanoz janë gjetur 12 mijë euro që dyshohet se i përkisnin Qamiles, çka e bën atë të dyshuarën kryesore të ngjarjes së rëndë.