Kush do ta imagjinonte se shpikësi, sipërmarrësi dhe milioneri i telekomunikacionit, Freddie Figgers, u braktis në një kosh plehrash nga nëna e tij kur ishte foshnjë. “Mos lejoni që rrethanat të përcaktojnë kush jeni”. Kjo është këshilla që 31-vjeçari u jep sot atyre që kanë ëndrra dhe besojnë se nuk kanë mundësi t’i bëjnë t’i realizojnë.
Ky është mesazhi që ai mësoi nga vetë jeta. Ai mësoi se rrethanave në të cilat lindi, në moshën 8 vjeçare.
Babai i tij i tha: “Nëna biologjike të hodhi. Betty (nëna që e ka rritur) dhe unë të gjetëm dhe ne nuk donim të të dërgonim në jetimore, prandaj dhe vendosëm të të birësonim. Ti je djali ynë”.
Kështu që milioneri mësoi se nëna biologjike e kishte braktisur në koshin e plehrave, në Florida. “Kur ma thanë për herë të parë, mendoja se isha plehër”, thotë 31 vjeçari për BBC.
Kur babai i bleu për herë të parë kompjuter në moshën 9-vjeçare, Freddie filloi të ëndërronte dhe të improvizonte dhe të ndërtonte algoritme.
Në moshën 12-vjeçare, mësuesit e shkollës e kuptuan prirjen e tij të veçantë për kompjuterët. Në moshën 15-vjeçare ai bëri programin e parë kompjuterik për të matur presionin e ujit në qytet.
Në moshën 22-vjeçare krijoi patentën e tij të parë: një glykometër inteligjent, që mat nivelet e glukozës në gjak. Në të njëjtën moshë ai themeloi kompaninë e telekomunikacionit, Figgers Communication.