Doktor, kam bërë gjithçka që kam dashur në jetën time, jam 90 vjeç dhe më lër të iki, i deklaroi një i moshuar mjekut në spitalin ”Val d’Intelvi”, në kufi me Zvicrën, ndërsa shtrëngonte duart me mjekun Giuseppe Vallo, kreu i repartit të rehabilitimit të frymëmarrjes. Ai nuk dëshironte që koha dhe energjia të harxhohej për të.
Ai pa shumë pacientë më të rinj në shtretërit e tjerë. Por, mjeku e inkurajon atë me një buzëqeshje, vazhdon me trajtimin dhe e shëron. Nëntëdhjetë e një vjeçari ia doli, është më mirë dhe dje la spitalin. Në faqen e tij në Facebook mjeku shkroi një postim në formën e një letre drejtuar të moshuarve që të kenë sa më shumë kujdes në këtë valë të dytë.
“Kur lexova datën tuaj të lindjes menjëherë vura re se ju jeni vetëm 8 ditë më i vjetër se babai im, kështu që së shpejti do të bëheni 91 vjeç”, shkruajti Vallo duke iu drejtuar ish- pacientit të tij.
”Ti më shtrëngove dorën dhe më the: doktor, bëra gjithçka që doja në jetën time, jam 90 vjeç më lejo të iki. Buzëqeshja dhe dinjiteti yt e kapën zemrën time aq fort saqë më dukej sikur isha unë që mungonte oksigjeni”, iu drejtua mjeku gjithë emocion pacientit.
”Kjo është puna dhe ky është misioni ynë”, theksoi ai./atsh